Nëntë ministria në qeverinë britanike kanë dhënë dorëheqje, pasi që Rishi Sunak është bërë kryeministër, raporton BBC.
Megjithatë, Sunak ka mbajtur Jeremy Hunt, që ish-kryeministrja Liz Truss e kishte emëruar në atë pozitë dy javë më parë, transmeton Telegrafi.
Ministrat që braktisën postet e tyre janë Jacob Rees-Mogg, Simon Clarke, Wendy Morton, Chloe Smith, Brandon Lewis, Robert Buckland, Ranil Jaëardena, Kit Malthouse dhe Jake Berry.
Kujtojmë që mbrëmë është bërë e ditur që Sunak do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi që kandidatët e tjerë janë tërhequr nga gara për kryetar të Partisë Konservatore – duke i hapë rrugë Sunakut.
42-vjeçari, ish-ministër i Financave, do të jetë kryeministri i tretë britanike në më pak se dy muaj.
Multimilioneri, ish-kryetari i Fondit për Investime dhe analist i Goldman Sachs, do të jetë kryeministri i parë britanike me prejardhje indiane. /Telegrafi/