Telegrafi

Nëntë majmunë të mëdhenj marrin vaksinën kundër COVID-19, në një kopsht zoologjik në Kaliforni

Nëntë majmunë janë vaksinuar kundër coronavirusit në kopshtin zoologjik të San Diego në Kaliforni.

Zyrtarët kanë thënë se katër orangutanë dhe pesë bonobo morën injeksione kundër COVID-19 në janar dhe shkurt.

Kjo erdhi pasi disa gorilla në kopshtin zoologjik u infektuan me virusin, me gjasë nga kontakti me një punëtor të kopshtit zoologjik i cili doli pozitiv për virusin.

Tre bonobo dhe një gorillë pritet gjithashtu të marrin vaksinën eksperimentale kundër COVID-19 për kafshët, sipas AP.

Kishte tetë gorilla të ultësirës perëndimore në Safari Park të kopshtit zoologjik që u infektuan me virusin në fillim të këtij viti, por gorillat janë rikuperuar, sipas kopshtit zoologjik të San Diego.

Siç thuhet më tej, një nga gorillat, Winston, i cili është më i vjetër, zhvilloi pneumoni dhe sëmundje të zemrës.

Kopshti zoologjik kishte njoftuar në janar se kishte siguruar një furnizim të kufizuar të “një vaksine” për kafshët mes shpërthimit COVID-19 midis gorillave. /Telegrafi/