Barcelona ka plotë nëntë lojtarë në skuadër që kanë një klauzolë marramendëse lirimi prej 1 miliard eurosh, ku i fundit është Alejandro Balde.
Sot (e mërkurë), Barça e lidhi Balde me një kontratë të re pesëvjeçare dhe mund ta merrni me mend se cila është klauzola e tij e lirimit.
Është plot 1 miliard euro, klauzolë e cila tash e disa vite po vendoset nga Barcelonë për lojtarët e talentuar dhe transferimet e reja.
Që kur klauzola e lirimit prej 222 milionë eurosh e Neymar e cila u pagua nga Paris Saint-Germain në vitin 2017, Barcelona ka ndryshuar strategjinë.
Klubi nga Camp Nou, për të blinduar lojtarët e saj më të mirë, veçanërisht ata të rinj, po vendos klauzola astronomike të largimit.
Norma është 1 miliard euro dhe deri tani nëntë lojtarë të Barcelonës kanë një klauzolë lirimi që vlen kaq shumë.
Ansu Fati, Jules Kounde, Pedri, Gavi dhe Ronald Araujo janë vetëm disa nga lojtarët me klauzolë marramendëse.
Këtu janë nëntë lojtarët e Barçës me një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro për momentin;
1.Ansu Fati
2.Ferran Torres
3.Raphinha
4.Jules Kounde
5.Pedri
6.Gavi
7.Ronald Araujo
8.Noah Darvich
9.Alejandro Balde
/Telegrafi/