Telegrafi

Nëntë lojtarë që Chelsea i shiti për të transferuar Lukakun

Chelsea befasoi shumë tifozë të futbollit kur njoftuan rikthimin e Romelu Lukakut këtë muaj për 97.5 milionë funte.

Blutë e shitën belgun në Everton në vitin 2014 për vetëm 28 milionë funte, para se ai të bashkohej me Manchester United tre vjet më vonë.

Që atëherë, Lukaku më në fund realizoi potencialin e tij në Serie A me Interin, ku ndihmoi Nerazzurrët të fitonin titullin sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Transformimi trupor i Lukakut e konfirmon se ai është gati për t’u rikthyer në Ligën Premier

Megjithatë, 28-vjeçari është kthyer në Ligën Premier dhe është në kulmin absolut të karrierës së tij, derisa blutë shpresojnë të nxjerrin më të mirën nga ai, duke marrë parasysh shumën që është paguar..

Duket se është një tarifë absolutisht astronomike, veçanërisht duke pasur parasysh që Chelsea shpenzoi mbi 200 milionë funte verën e kaluar edhe për nënshkrime të reja.

Por, Mirror Football zbërthen se skuadra londineze shiti nëntë lojtarë për të realizuar transferimin e belgut:

Tammy Abraham – 34 milionë funte

Fikayo Tomori – 26 milionë funte

Marc Guehi – 20 milionë funte

Kenedy – 8.5 milionë funte (nuk është konfirmuar ende)

Tino Livramento – 5 milionë funte

Victor Moses – 4.5 milionë funte

Lewis Bate – 1.5 milion funte

Dynel Simeu – 1.5 milion funte

Olivier Giroud – 1 milion funte. /Telegrafi/