Telegrafi

Nëntë këngëtarë refuzuan të këndojnë në inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-së (Foto)

Dita e inaugurimit të presidentit amerikan është moment i jashtëzakonshëm dhe kryesisht perfomojnë shumë yje të estradës botërore muzikore.

Por, disa prej këngëtarëve të famshëm kanë refuzuar edhe publikisht të këndojnë në ditët e sotme të tillë si Barbra Streisand, Ricky Martin, Beyonce dhe Kelly Clarkson, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu raportohet se edhe Elton John, Kiss dhe Garth Brooks janë në mesin e atyre që kanë refuzuar ofertën e organizatorëve.

Ndërkohë, 3 Doors Down dhe Toby Keith kanë kënduar mbrëmë në koncertin e para inaugurimit të Trumpit, i cili u mbajt mbrëmë në Lincoln Memorial.

Më poshtë kemi nëntë emrat e yjeve që kanë refuzuar të këndojnë sot në inaugurimin e Donald Trumpit. /Telegrafi/

Elton John

Céline Dion

Garth Brooks

Kiss

Moby

Andrea Bocelli

David Foster

Rebecca Ferguson

Charlotte Church