Dita e inaugurimit të presidentit amerikan është moment i jashtëzakonshëm dhe kryesisht perfomojnë shumë yje të estradës botërore muzikore.
Por, disa prej këngëtarëve të famshëm kanë refuzuar edhe publikisht të këndojnë në ditët e sotme të tillë si Barbra Streisand, Ricky Martin, Beyonce dhe Kelly Clarkson, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu raportohet se edhe Elton John, Kiss dhe Garth Brooks janë në mesin e atyre që kanë refuzuar ofertën e organizatorëve.
Ndërkohë, 3 Doors Down dhe Toby Keith kanë kënduar mbrëmë në koncertin e para inaugurimit të Trumpit, i cili u mbajt mbrëmë në Lincoln Memorial.
Më poshtë kemi nëntë emrat e yjeve që kanë refuzuar të këndojnë sot në inaugurimin e Donald Trumpit. /Telegrafi/