Ish-presidenti amerikan Donald Trump, pati premtuar se nëse sërish bëhet president, në Kongres do të shkoj i veshur me rroba të sporteve luftarake.
Kukivon, i njohur si Shtabi botëror për tekuando dhe shtëpia botërore e akademisë së tekuandos, i ka ndarë Trumpit brezin e zi (nëntë dan), që është titulli më i madh që jepet në këtë sport luftarak, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për rripin që e nderon dhe që i është dhënë Trumpit pa e bërë as edhe një luftë, e atë ia dorëzoi Lee Dong Seop, presidenti i Kukivonit.
Ai ka vizituar ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë në vilën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas.
“E kuptova që Donald Trump është shumë i interesuar për tekuando”, tha Lee. /Telegrafi/