Site icon Telegrafi

Nëntë anëtarë të Gjilanit dalin pozitiv me COVID-19, pesë prej tyre futbollistë

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Gjilani i ka pranuar edhe zyrtarisht rezultatet e testimeve për COVID-19, ku pesë futbollistë dhe katër zyrtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit, Sevdail Robelli, duke thënë se lajmin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e kanë marrë me shqetësim.

“Mund të konfirmoj se pesë futbollistë dhe katër zyrtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Padyshim, këtë lajm e kemi pranuar me shqetësim të madh”, ka deklaruar të martën Sevdail Robelli për Zëri.info.

Tutje, ai thotë se skuadra gjilanase do të testohet edhe gjatë ditës së nesërme (e mërkurë).

“Presim që skuadra të ristestohet edhe nesër, dhe na është premtuar se rezultatet kësaj radhe do t’i marrim më shpejtë”, shtoi Robelli.

Mësoget se futbollistët që rezultuam pozitiv me COVID-19 janë Tomislav Busic, Shend Kelmendi, Blendi Jakupi, Sebino Plaku dhe Darko Nikac.

Gjilani këtë vit do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Evropës, ku në rundin preliminar do të përballet me skuadrën nga San Marino, Tre Penne.

Exit mobile version