Telegrafi

Nëntë aksidente trafiku dje në Shkup, një person rëndë i lënduar

Foto: Ilustrim

Në rajonin e Bashkisë së Shkupit dje kanë ndodhur nëntë aksidente trafiku, në të cilët një person është lënduar rëndë, ndërsa pesë më lehtë. Në tre aksidente trafiku janë shkaktuar dëme materiale.

Policia ka kapur 25 persona të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara me shenjë komunikacioni. Janë përjashtuar nga komunikacioni 18 shoferë, dy prej tyre i kanë drejtuar automjetet nën ndikim të alkoolit, 15 para se të fitojnë të drejtën për drejtim të automjetit, ndërsa një ka qenë shofer fillestar.

Nga komunikacioni policia ka larguar 16 automjete, prej të cilëve 14 kanë qenë të paregjistruara, ndërsa dy me probleme teknike.

Policia dje ka shqiptuar 66 gjoba për parkim jo në rregull, prej tyre 65 janë larguar me “karrotrec”. Tetëmbëdhjetë këmbësorë janë ndëshkuar për kalim të rrugës jashtë kalimit të këmbësorëve, ndërsa tre në dritë të kuqe të semaforit. Katër shoferë janë dënuar për kalim të udhëkryqit në dritë të kuqe të semaforit, një nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar të këmbësorëve, ndërsa dy për tejkalim./Telegrafi/