Ashtu siç ishte paralajmëruar, koalicioni opozitarë i udhëhequr nga LSDM-ja, sot ka nënshkruar Platformën qytetare për liri të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë platformë e kanë nënshkruar LSDM-ja dhe partnerë tjerë të koalicionit, si edhe shoqata qytetare. Ndërkaq, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë zgjedhjet, pra të mos dalin të votojnë./Telegrafi/