Telegrafi

Nënshkruhet memorandumi që i hap rrugë projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me U.D. kryeshefin e KRU “Prishtinës”, Sokol Xhafa, kanë nënshkruar  Memorandumin e Mirëkuptimit për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prishtinë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie qëllimi i këtij memorandumi është rregullimi i detyrave dhe përgjegjësive të palëve nënshkruese për implementim të plotë dhe të suksesshëm të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë dhe përreth.

Ky memorandum i hap rrugë fillimit të procedurave të implementimit të projektit pasi që i qartëson kompetencat në mes të dy palëve dhe siguron zotimin e mjeteve nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Nënshkrimi i këtij memorandumi sa është i rëndësishëm për fillimin e procedurave për një projekt të rëndësishëm sikur është trajtimi i ujërave të zeza, tregon edhe vendosmërinë në premtimet që u kemi dhënë partnerëve ndërkombëtarë që kanë përkrahur këtë projekt, që në këtë rast është Qeveria Franceze”, ka thënë Kuçi./Telegrafi/.