Është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Ministrisë së drejtësisë dhe Këshillit kombëtar për barazi gjinore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nënshkrimi i këtij memorandumi u bë në mes të ministrit Valdet Xhaferi dhe kryetares së Këshillit, Savka Todorovska.
Qëllimi i memorandumit është përparimi i mbrojtjes së grave nga dhuna gjinore në bashkëpunim me standardet evropiane, me çka do të promovohet marrëdhënia e partneritetit të institucioneve nga pushteti qendror dhe ai lokal, si edhe shoqëria civile.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, janë parashikuar trajnime për përfaqësuesit e institucioneve, me qëllim rritjen e njohurive për rëndësinë dhe përdorimin e një reagimi të duhur shoqëror kundër dhunës së motivuar në aspektin gjinor./Telegrafi/