Sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) dhe Odës Ekonomike të Torinos (OET), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi i bashkëpunimit biznesor ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë, kurse delegacioni nga Torino është në një qëndrim disa ditorë në Maqedoni.
Bashkëpunimi i të dy odave filloi si iniciativë e kryetarëve të të dy odave pas takimit ndërmjet tyre në kuadër të Kongresit botëror të odave që u mbajt në Torino vitin e kaluar./Telegrafi/