Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshje Maqedoni-Shqipëri për sigurimet sociale

Maqedonia dhe Shqipëria sot kanë nënshkruar marrëveshjen administrative për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social ndërmjet dy vendeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, dhe ministri për rini dhe mbrojtje sociale, Blendi Klosi.

Marrëveshja ka hy në fuqi më 1 korrik të këtij viti, ndërkaq mundëson të drejtën e sigurimit pensional dhe invalidor, sigurimit shëndetësor dhe kujdesit shëndetësor, si edhe të drejta tjera që kanë të bëjnë me çëshjte shëndetësore.

Si shtet i pavarur, deri tani Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje të këtilla me 21 shtete. Në procedurë e sipër janë marrëveshjet me Hungarinë dhe Italinë, si edhe janë inicuar marrëveshje të ngjashme me Francën, Spanjën dhe Rusinë./Telegrafi/

Exit mobile version