Sot në Dubrovnik është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e kulturës, në mes të Maqedonisë dhe Kroacisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministresha për kulturë, Elizabeta Kançeska – Milevska, gjatë qëndrimit të saj njëditorë në Kroaci.
Ky është programi i pestë me radhë që këto dy vende e nënshkruajnë dhe përfshin periudhën 2016-2019. Nga pala kroate, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i kulturës, Zllatko Hasanbegoviq.