Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja për punësimin e grave të veja

Rreth 32 gra të veja do të punësohen në 8 bufe të shkollave të katër komunave në regjionin e Mitrovicës dhe Prishtinës.

Kjo do të ndodhë pas u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit “Fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve të grave të veja në regjionin e Mitrovicës dhe Prishtinës” mes ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe drejtorit të Iniciativës për Zhvillim të Bujqësisë në Kosovës, Zenel Bunjaku.

Ministri Abrashi e ritheksoi përkushtimin e tij që t’ju ndihmojë grave të veja dhe fëmijëve në nevojë duke përmendur edhe angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimt me donatorë të ndryshëm për këtë qëllim.

Vlera totale e këtij projekti është 315.000 euro dhe mbulohet kryesisht nga projekti i Komisionit Evropian, ku përfshihet edhe kontributi solid i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.