Site icon Telegrafi

Samiti i Berlinit në Tiranë: Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

Në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve.

Në kuadër të kësaj përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluara për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Po ashtu vendeve të rajonit iu është paraqitur plani i zgjerimit të BE-së nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo nismë shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit është mbajtur për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version