Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja në mes reperit Gjiko dhe “Golden Eagle”, artisti kosovar do të jetë imazhi i ri i pijes energjike (Video)

(Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Ndërmarrja “Frutex” ka nënshkruar të enjtën marrëveshje bashkëpunimi me produksionin REDBOX, respektivisht reperin e këtij produksioni Gjiko.

Albumi i artistit pejan do të jetë pjesë e kanaqeve të pijeve energjike “Golden Eagle”, ku në brendi të pijes është i vendosur një kod, përmes të cilit mund të shkarkohet albumi.

Nga ky bashkëpunim REDBOX do të përfitojë 100 mijë euro.

Fisnik Kryeziu, nga “Frutex”, ka sqaruar se volumi i pijeve në të cilën do të jetë imazhi i ri, arrin në katër milionë sosh.

“Në emër të kompanisë dëshirojmë të ju njoftojmë se kemi nënshkruar marrëveshje me reperin Gjiko, i cili është pjesë e Red Box Entertainment. Ideja ka filluar që nga vizatime Gjikos për kopertinën e ‘mixtape’-it të tij të ri, dhe emrin “Energjiko” si dhe kanaçen si simbol”, ka thënë Kryeziu.

Gjiko gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Frutex” (Foto: Korab Basha/Telegrafi)

Në anën tjetër, Gjiko ka thënë se është shumë i lumtur nga kjo marrëveshje, duke ftuar fansat e tij që ta marrin pijen e ftoftë se bashku me një mixtape të nxehtë.

“Sot është një ditë shumë e madhe për neve. Jam shumë i nderuar pë marrëveshjen që kemi arritur. Është një projekt shumë i madh. Gjenezën projekti e ka pasur në fjalën energji, pasi ditë më parë kam bërë një publikim në Instagram, ku u kam kërkuar fansave një ide për ‘coverin’ e albumit tim të re, dhe shumica e ideve kanë qenë që ‘mixtape’-i i ri të titullohet “Energjiko”. Falënderoj shumë kompaninë që na mundësoi që një dëshirë e tillë të bëhet realitet, dhe tani kemi një bashkëpunim shumë të mirë”, ka thënë Gjiko gjatë konferencës.

Nga ky bashkëpunim Gjiko do të përfitojë 100 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version