Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja në mes Bankës TEB dhe MIDF

Banka TEB dhe Frankfurt School Financial Service/MIDF nënshkruan marrëveshjen për përkrahje të Institucioneve publike dhe kuvendeve komunale.

 

“Çdo herë jemi munduar që të iu shërbejmë shoqërisë civile, institucioneve publike dhe kuvendeve komunale për të cilën sot edhe e dëshmuam. Si bankë komerciale, kemi financuar shumë projekte dhe plane investive në të dyja sektorët; bankare private ashtu edhe të biznesit, ku kemi gjeneruar rritje dhe zhvillim të këtyre sektorëve”, ka thënë drejtori gjeneral i Bankës TEB – Z. Ayhan Albeyoglu.

 

Panelistët e tjerë në këtë konferencë ishin: Z. Peter Moelders – Drejtor i Fondit Frankfurt School Financial Service/MIDF, Z. Klid Saraçi – Drejtor i Investimeve, Frankfurt School Financial Service/MIDF

dhe Z. Arton Celina – Zëvendës drejtor Menaxhues, TEB Sh.A.

 

Banka TEB premton se do të vazhdojë përkrahjen e saj në të gjitha sektorët investive, që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë së shtetit. /Telegrafi/