Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshja, Mikayil Faye pranë zyrtarizimit te Barcelona

(Foto: Twitter)

Talenti senegalez, Mikayil Faye, do të jetë futbollist i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bën të ditur se palët tashmë e kanë nënshkruar marrëveshjen dhe dokumentacioni është kompletuar.

Mbrojtësi i klubit kroat, NK Kustosija, ka lindur në vitin 2004 dhe është 18 vjeçar, ndërsa konsiderohet nga futbollistët premtues të të ardhmes.

Lexo po ashtu Barcelona po e kompleton transferimin e parë: "Përbindëshi" pajtohet me kushtet e Blaugranasëve

“Mikayil Faye te Barcelona, marrëveshja është nënshkruar – të gjitha dokumentet janë kompletuar ndërmjet Barcës dhe NK Kustosija”, thuhet në njoftimin e Romanos.

Ai bën të ditur se lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore gjatë kësaj jave kur edhe do të zyrtarizohet transferimi. /Telegrafi/

Exit mobile version