Tashmë gjithçka është e kryer. PAN’i ka arritur një marrëveshje koalicioni me AKR’në e Behgjet Pacollit.
Kjo u arrit në takimin e mbajtur para pak minutash në mes të Behgjet Pacollit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Arritja e marrëveshjes u bë pak orë pasi Pacolli u shkëput nga koalicioni me LAA, shkruan gazetametro.net.
Ndërkaq, i pari i PDK’së, Kadri Veseli, tha se kjo marrëveshje ia hap rrugët Kosovës, e të cilin e ka quajtur si lajm të mirë për qytetarët e Kosovë. Ai po ashtu bëri të ditur se brenda disa ditësh do të kryhet edhe procesi i krijimit të institucioneve.
Behgjet Pacolli marrëveshjen e cilësoi si një domosdoshmëri e cila, sipas tij, i jep rëndësi vullnetit të qytetarëve.
Më pas, i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Pacollit, duke shtuar se bashkimi i AKR’së i jep vlerë më të madhe koalicionit.