Site icon Telegrafi

Nënshkruhet deklaratë bashkëpunimi në mes ministrive të Bujqësisë së Maqedonisë dhe Çekisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski, gjatë vizitës zyrtare në Republikën Çeke, realizoi takim pune me Ministrin e Bujqësisë të Republikës Çeke, Mirosllav Toman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, ministri Toman shprehu gatishmërinë e institucioneve çeke për të përcjellë përvojën e përgjithshme e cila është e nevojshme që Republika e Maqedonisë së Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nga aspekti i rregullave, procedurave, proceseve, legjislacionit dhe standardeve për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit si një parakusht i domosdoshëm në procesin e rregullimit.

Republika e Çekisë, si një vend anëtar e BE-së, ka përdorur një miliard euro fondesh që synojnë modernizimin e bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve në zonat rurale. Përfitimet për fermerët nga hyrja në BE janë të larta, por në të njëjtën kohë është e nevojshme të arrihen standardet për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit.

“Në takim, të dy ministrat nënshkruan një Deklaratë për qëllime ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me Deklaratën parashihet bashkëpunim të ndërsjellë në mes të dy vendeve në fushën e tregtisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore, shkëmbimin e përvojave në fushën e shëndetit të bimëve dhe politikës fitosanitare, politikat pyjore, bashkëpunim në proceset euro-integruese në sektorët bujqësor dhe rural, dhe pyjet, peshkimin…”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

Ng atje thonë se ky është takimi i parë i ministrave të bujqësisë të të dyja vendeve për një kohë të gjatë dhe u vlerësua si shumë i suksesshëm, pasi u diskutua rreth temave konkrete dhe mundësive për bashkëpunim./Telegrafi/

Exit mobile version