Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën (nesër) do të pres në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen, e cila tashmë ka arritur në Kosovë.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikatë ka bërë të ditur se takimi i Kurtit me Nënsekretaren amerikane nis të dielën në orën 10:15
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka njoftuar se nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë.
Hovenier bëri të ditur se Allen do të takohet me rininë, liderët dhe përfaqësues të institucioneve.
“Bashkohuni me ne për të mirëpritur në Kosovë Nënsekretaren për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen. Ajo do të vizitojë dhe do të takohet me të rinjtë, liderët dhe institucionet kosovare!”, ka shkruar Hovenier.
Alen para ardhjes në Kosovë ka qëndruar në Serbi ku edhe ka takuar krerët e shtetit serb. /Telegrafi/