Pas vrasjes së një gruaje para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Përmes një shënimi në Facebook ajo është shprehur e tmerruar nga kjo vrasje.
Edhe më tronditës sipas saj është se edhe një grua tjetër u vra para pak ditësh, pikërisht gjatë kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore.
“E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzëne para Klinikës së Gjinekologjisë.
Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka!”.
Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për vrasjen e një gruaje të moshës rreth 35-vjeçare./Telegrafi/