Site icon Telegrafi

Nënkryetarja e LVV-së: Qeveria Kurti 2 po vjen

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisjes ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Mulhaxha-Kollçaku ka paralajmëruar ardhjen e Qeverisë Kurti 2 në pushtet, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se “Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve”.

“Vërtet, kurrë nuk është vonë me u koritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.
Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata. QEVERIA KURTI 2 po vjen”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, LDK po tenton ta bëjë Qeverinë e re në koalicion me AAK, AKR, Nismën Socialdemokrate dhe minoritet joshumicë në Kuvend. LDK ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër./Telegrafi/

Exit mobile version