Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni thotë se deputetët duhet të jenë të lirë nëse duan të shfuqizojnë Gjykatën Speciale.
Hyseni në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka qenë parimor qysh në hapat e parë të formimit të Gjykatës Speciale.
Ai thotë se Gjykata Speciale nuk po gjykon vetëm individë por gjithë strukturën e UÇK-së, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i PSD-së thotë se veprimi i Speciales vetëm tri ditë para një ngjarje të madhe politike tregon se është veprim politik.
Hyseni thotë se Kosova duke dorëzuar drejtësinë te ndërkombëtarët po heq dorë edhe nga shtet ndërtimi.
Ai thotë se nuk është mirë që në emër të antikorrupsionit disa persona të largohen nga politika përmes Gjykatës Speciale.
Nënkryetari i PSD-së thotë se më mirë për Kosovën do të ishte që OKB-ja të formojë me imponim Specialen se që e formoi vet Kosova.
“Gabim ka bërë PDK-ja dhe të gjithë që e kanë votuar Gjykatën Speciale në atë kohë. Nëse sot ka pajtim për shfuqizimin e Speciales. Atë mund ta shfuqizojë institucioni që e ka themeluar. Gjykata tashmë ka shkaktuar shumë dëme. Vetëm lajmet në mediat ndërkombëtare e kanë shkaktuar dëmin”, tha ndër të tjera Zgjim Hyseni./Telegrafi/