Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka takuar Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Përmes shkrimit në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se me Lajçakun kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë.
“Takova mikun tim Miroslav Lajçak në Globsec dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/
I met my friend @MiroslavLajcak at @GLOBSEC & we talked about the #Kosovo-Serbia dialogue & the situation in the #Balkans after the war in #Ukraine. pic.twitter.com/Rlx3CCDXgR
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 4, 2022