Telegrafi

Nënës së Navalnyt i jepen tri orë afat që të vendosë për “varrimin sekret” të djalit të saj

Nënës së Alexei Navalnyt i është thënë të pranojë një varrim “të fshehtë” të kritikut të Putinit brenda tri orëve, thotë zëdhënësja e Navalny.

Ndryshe, i thanë asaj, se ai do të varrosej në burgun e Rrethit Arktik ku edhe vdiq një javë më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Madje nëna e Navalny ka thënë se është detyruar të nënshkruajë një certifikatë vdekjeje duke thënë se ai vdiq për shkaqe natyrore.

Lexo po ashtu Putini promovon oficerin e lartë i cili “ishte personalisht përgjegjës për torturat në burg të Navalnyt”

Por e veja e Navalny, Yulia, ka thënë se ai u vra me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.

Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur reagimin perëndimor ndaj vdekjes “histerik”.

Navalny vdiq më 16 shkurt ndërsa zyrtarët e burgut thanë se ai ishte sëmurë pas një “shëtitjeje”.

Lexo po ashtu Në letrat e fundit të Navalny, disidenti rus thuhet se e quajti agjendën e Donald Trump për një mandat të dytë 'vërtetë të frikshme'

Zëdhënësja e Navalny tha se nëna e liderit të opozitës, Lyudmila, kishte refuzuar të negociojë me autoritetet pasi ato “nuk janë të autorizuar të vendosin se si dhe ku duhet të varroset djali i saj”.

Ajo kërkon respektimin e ligjit, sipas të cilit hetuesit janë të detyruar të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga përcaktimi i shkakut të vdekjes, tha Kira Yarmysh.

Këto dy ditë do të skadojnë të shtunën.

Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë autokolonën duke nxjerrë trupin e Alexei Navalny nga burgu i Arktikut - në mes të natës

Ndërkohë të enjten, presidenti amerikan Joe Biden takoi të venë e Navalny dhe vajzën e tij në San Francisko.

“Presidenti shprehu admirimin e tij për guximin e jashtëzakonshëm të Alexei Navalny dhe trashëgiminë e tij në luftën kundër korrupsionit dhe për një Rusi të lirë dhe demokratike”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. /Telegrafi/