Telegrafi

Nënës i rrëshqet nga dora karroca me foshnjën, për pak centimetra nuk goditet nga vetura (Video)

Ky është momenti kur një veturë për pak sa nuk e godet foshnjën në karrocë, e cila i kishte rrëshqitur nga dora nënës së saj që vrapon për ta shpëtuar.

Rebecca Moran që ishte pas timonit po filmonte gjithçka derisa po lëvizte me veturë, dhe në një moment habitet kur sheh karrocën me foshnjën duke lëvizur nga trotuari në rrugë, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë ajo tregohet e kujdesshme dhe reagon me kohë duke frenuar, veprim ky që ia shpëtoi jetën foshnjës. Menjëherë më pas shihet nëna e foshnjës që vrapon me vonesë për ta kapur karrocën.

“Sot derisa po shkoja në punë, kam hasur në diçka që nuk hasni çdo ditë. Karroca me foshnjën mu shfaq para syve”, ka shkruar autorja e videos e cila ka paralajmëruar gjithë prindërit që të jenë më të kujdesshëm.

Videoja është shikuar deri më tani ka më shumë se 68 mijë persona, dhe është shpërndarë nga qindra tjerë në Facebook. /Telegrafi/