Telegrafi

Nënë e bijë Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli shkëlqejnë në veshje kombëtare

Foto: Shkurte Fejza/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka qenë mjaft aktive gjatë fundvitit.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa prej programeve festive, bashkë me vajzën e saj, Gresën.

Në disa prej paraqijeve të fundvit, nënë e bijë kanë rrëmbyer vëmendjen me dukjen e tyre, veçanërisht kur së bashku kanë pozuar me veshje kombëtare.

Ato kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa imazhe, ku kanë treguar pak nga paraqitja e tyre e fundit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të veshura me dantella dhe elemente tradicionale në veshjet e tyre, Shkurta dhe Gresa dukeshin mjaft bukur në këto veshje.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë përgëzuar ato për dukjen e tyre.

Përndryshe, Gresa dhe Shkurta njihen edhe për duetet e shumta që kanë realizuar bashkë nënë e bijë, të cilat janë mirëpritur gjithmonë nga publiku. /Telegrafi/