Site icon Telegrafi

Nënat që rikthehen në punë pas lindjes, po prodhojnë fëmijë me çrregullime mendore

Një psikoterapiste ka paralajmëruar se nënat të cilat rikthehen shumë shpejt në punë pasi lindin fëmijë, janë duke e dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve të tyre.

Në videon për ‘New York Post’, Erica Komisar ka zbuluar se si ajo ka vërejtur një nivel epidemik të çrregullimeve mendore te fëmijët e rinj, duke shpjeguar se bebet përjetojnë një lirim të shpejt të kortizolit dhe një nivel të madh të stresit kur janë larg nënave të tyre, transmeton Telegrafi.

Ajo argumenton se kur nënat rikthehen nga puna në mbrëmje ato shpenzojnë vetëm 90 minuta me bebet e tyre para se t’i vendosin në shtrat – dhe pastaj ka zbuluar se bebet nuk bëjnë gjumë të mirë gjatë natës sepse kanë nevojë për vëmendje.

“Shoqëria jonë iu thotë grave të kthehen në punë, të bëjnë çfarë të duan, do të jenë në rregull. Por kjo nuk është në rregull”, shpjegon psikoterapistja.

“Unë shoh një nivel epidemik të çrregullimeve mendore te fëmijët e rinj, të cilët diagnostikohen dhe fillojnë të mjekohen qysh në një moshë shumë të hershme.

Pastaj i kam bërë disa hulumtime dhe kam parë se mungesa e nënave në baza të rregullta ditore te jetët e fëmijëve është duke ndikuar në shëndetin e tyre mendor”, rrëfen Komisar.

Duke iu referuar hulumtimeve të ndryshme të cilat janë kryer qysh nga vitet e 60’ta, ekspertja shpjegon se e vetmja gjë që ua zvogëlon stresin bebeve është prania e nënës.

Erica Komisar thotë se 90 minuta në ditë nuk mjaftojnë për ta furnizuar beben me siguri emocionale, për t’ia rregulluar emocionet dhe për t’ia ndaluar stresin.

Sipas saj, zgjidhja ideale për këtë do të ishte një pushim njëvjeçar me pagesë për të gjitha gratë. /Telegrafi/

Exit mobile version