Jeni të lodhura dhe pa gjumë, sepse bebja juaj shpesh zgjohet natën?
Dhe pa marrë parasysh që përdorni truqe të ndryshme si p.sh. vënia e mëvonshme në gjumë, megjithatë në mes të natës ju zgjon të qarit e saj…
Këtë truk nuk e keni provuar, ndërsa nënat e gjithë botës betohen në të, transmeton Telegrafi.
A e dini që ekzistojnë spreje për jastëkë?
Fjala është për produktet nga përbërës natyralë me aromë të këndshme të cilat spërkaten në sipërfaqe të jastëkut para gjumit, por të cilat ju ndihmojnë që të relaksoheni dhe të flini gjumë.
Ndër nënat kohëve të fundit posaçërisht i popullarizuar është spreji për bebe me emrin “The Very Hungry Caterpillar”, por e cila e ka marrë emrin sipas librit me të njëjtin emër për fëmijë – Eric Carle, por që vogëlushët i luhat në gjumë dhe u ndihmon që të flenë gjumë të qetë gjatë gjithë natës.
E gjitha që duhet të bëni është të qitni pak sprej në jastëkun e fëmijës para se ta vëni në gjumë.
Beben tuaj do të qetësojë dhe do ta vërë në gjumë butësisht kombinimi i aromës së livandës siciliane, ilang-ilanga (dru i njohur edhe me emrin “lule e luleve”), jasemini, qelibari dhe mandarina. /Telegrafi/