Telegrafi

Nëna tregon metodën për pastrimin e hundëve të fëmijës, shikuesit të ndarë për efektet (Video)

Fëmijës që mbante në prehër, nëna e pa emëruar nga Azia ia ka pastruar hundët e zëna, duke i zbrazur me shiringë ujë dhe krip.

Videoja e postuar më poshtë, tregon se si asaj i rrjedhë masa që i kishte bllokuar frymëmarrjen dhe çdo herë është e buzëqeshur, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shumë shikues kanë thënë se kjo ka efekte negative në sistemin e frymëmarrjes, si dhe mund të lë pasoja.

“Për ditë të tëra e kisha fëmijën pa gjumë, derisa nuk e provova këtë metodë. Ajo po qeshë dhe nuk ka dhimbje”, ka komentuar nëna që aplikoi metodën e pazakontë.

Megjithatë, nuk rekomandohet të provohet në shtëpi kjo formë, para se të kontaktohet më parë mjeku familjar. /Telegrafi/