Telegrafi

Nëna torturon fëmijën e saj të mitur në Graçanicë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se gruaja e tij ka abuzuar si dhe torturuar për një kohë të gjatë fëmijën e tyre të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 25 prill rreth orës 11:55, në Graçanicë.

Siç thuhet në njoftim, e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti mbetet në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që një kohë të gjatë ka probleme me gruan e tij femër kosovare, po ashtu ajo kishte abuzuar, torturuar fizikisht edhe me fëmiun e tyre të mitur. E dyshuara është intervistuar në konsultim me prokurorin rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/