Telegrafi

Nëna raporton për vajzën e zhdukur në Plementin të Obiliqit

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se vajza e saj të martën ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, në Plementin të Obiliqit.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/