Xheneta Fetahu tashmë ka treguar historinë e saj, ku në moshën një-vjeçe e kishte lënë e ëma atë bashkë me vëllanë e saj.
Kjo ka ngjallur debat të madh në Big Brother, veçanërisht me disa deklarata që bëri Xuxi në lidhje me këtë.
Banorja ka qenë e prekur nga fjalët e këngëtarit dhe reagoi ashpër në momentin që iu lëshua videoja nga ‘Vëllai i Madh’.
Në ditën e sotme (e mërkurë), ajo ka zhvilluar një bisedë me Drilonin, të cilit ia ka rrëfyer të gjitha.
“A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pas 1 vjet?”, ishte pyetja e Drilonit karshi Xhenetës.
Pyetje kjo që bëri ta hapë zemrën me Drilonin, në një bisedë të sinqertë dhe prekëse.
“Babai ishte në punë në Turqi, unë dhe vëllai im jemi binjak i kemi pas 1 vjet, jemi kanë bebe, ajo u çu na ka lanë neve, u çu gjyshja jem e ka bo mëngjesin, u shku në dhomë, na ka pa neve veç në beshik lidhun, me pelena në fytyrë, thuajse gati me plas, ne fëmijë, fëmija qanë. E kanë lypë se kanë gjet, ajo kurrë s’ka deshtë me pas kontakt, ajo nuk ka vdekur, jeton”, u shpreh Xheneta.
Derisa po dëgjohej me vëmendje nga konkurrenti, ajo i nxori të gjitha dhimbjet e vuajtjet që ka kaluar. /Telegrafi/