Site icon Telegrafi

Nëna nga Teksasi qëllon aksidentalisht të birin duke tentuar ta qëllojë me revole qenin, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Një nënë nga Houstoni, Teksas, ka qëlluar aksidentalisht të birin e saj 5-vjeçar, derisa po mundohej ta qëllonte një qen që kishte humbur dhe po sorollatej nëpër lagjen e banuar.

Policia i ishin përgjigjur telefonatës dhe kishin gjetur vogëlushin që ishte qëlluar në bark nga një plumb që kishte bërë rikoshetë, transmeton Telegrafi.

E ëma e tij Angelia Mia Vargas, 24-vjeçe, tani po akuzohet për pakujdesi dhe armëmbajtje pa leje – e kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi private kanë kapur momentin rrëqethës.

“Hetuesit mësuan se e ëma e vogëlushit, kishte shkrepur tre plumba nga revolja me kalibër të vogël, duke tentuar të qëllojë qenin që po vraponte nëpër rrugë”, thuhet ndër tjera në kumtesën e policisë.

Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik, por mediat amerikane raportojnë se pas tretmanit të marrë në spitalin më të afërt, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

E qeni që ishte lëshuar të bredh rrugëve të lagjes, është një qen i racës bokser, 6-muajsh i quajtur Bruno që nuk ka pësuar plagë serioze nga të shtënat.

Në videon katërmintëshe shihet pronari i Brunos duke vrapuar pas qenit dhe duke e thirrur: “Bruno eja  këtu”. Pak sekonda më pas, dëgjohen tri të shtëna dhe disa persona duke bërtitur. /Telegrafi/

Exit mobile version