Telegrafi

Nëna nga Australia ia dorëzon foshnjën një burri që t’i bashkohet rrahjes masive në market – pamjet shokojnë opinionin

Një rrahje masive e grave brenda një marketi në qytetin australian Tamwoth, ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Në video fillimisht shihen dy vajza duke goditur njëra-tjetrën dhe i shkulin flokët, më pas vjen momenti shokur kur një grua përfshihet në rrahje, transmeton Telegrafi.

Gruaja në fustan të zi iu dorëzon foshnjën e saj një burri, dhe më pas e sulmon me grushta një burrë që mbante shportën për blerje.

Disa sekonda më vonë, burri që mbante foshnjën, ia dorëzon një personi tjetër dhe “orvatet” me një burrë tjetër para se ta përplaste në tokë.

“Ndalu, ndalu”, dëgjohet duke bërtitur burri derisa gratë vazhdonin “luftën” e tyre.

Gjatë qërimit të hesapeve kanë rrëzuar karrocat për blerje mallrash dhe raftet me pije freskuese.

Policia në New South Wales ka konfirmuar për Daily Mail se kishte ndodhur një incident brenda marketit. E pronari i marketit ka dënuar aktin. /Telegrafi/