Site icon Telegrafi

Nëna nervozohet tej mase me fqinjin e saj pasi ai ia zgjon foshnjën nga gjumi me zakonin e tij që i bie ziles gjatë natës

Të jetosh në një bllok apartamentesh do të thotë se gjithmonë do të hasni në fqinjë – e disa prej tyre mund ta bëjnë “të mjerë” jetën tuaj.

Nga kërcitjet e tepërt në katin e sipërm dhe dëgjimi i bisedave përmes mureve – fqinjët nga “ferri” mund të jenë vërtet fatkeqësia e ekzistencës tonë.

Duke e ndarë përvojën e saj të hidhur në internet, një nënë britanike kërkoi këshilla pasi po lodhet shumë nga netët e vona të vazhdueshme të shkaktuara nga fqinjët e saj, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.

Gruas i ra fati i keq pasi që disa fqinjë e kanë bërë rutinë që t’i bien ziles së saj – duke dashur të hyjnë në banesën e tyre dhe duke pretenduar se i kanë harruar çelësat e tyre.

Duke i shtuar edhe më shumë shije të hidhur përvojës së saj, ajo tregoi se është mjaft e sigurt se pavarësisht se fqinjët i bien vazhdimisht ziles së saj, ajo thotë se është dikush brenda banesës së tyre që mund t’ua hap derën atyre.

Duke shkruar në Mumsnet, gruaja shpjegoi se si fqinjët e saj kanë filluar zakonin e tyre “mizor”.

Ajo shkroi: “Fqinjët e mi nga kati i sipërm së fundmi kanë filluar një zakon që t’i bien ziles time në mënyrë që të futen në derën e përbashkët”, duke thënë se ajo jeton në një shtëpi të kthyer në apartament.

“Jam e sigurt se në banesën e tyre gjendet dikush pasi që ata kanë një foshnje. Edhe unë kam një foshnje, dhe herën e fundit që iu hapa atyre derën i kisha veshur pizhamet dhe isha shumë e lodhur, dhe vajza ime u zgjua për shkak të tyre”, vazhdoi ajo tregimin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version