Telegrafi

Nëna keqtrajton tre fëmijët e saj në Graçanicë, arrestohet nga policia

Foto: Ilustrim

Një femër është arrestuar pasi siç ka raportuar bashkëshorti i saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:30 në fshatin Çagllavicë, në Graçanicë.

Siç thuhet në njoftim, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit I cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/