Transgjinorja Edona James është kthyer në një personazh shumë të pëlqyer në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka bërë diskutime të shumta me banorët, gjersa ka rrëfyer histori të ndryshme nga fëmijëria.
Derisa po qëndronin në oborr, ajo u pyet nga Linda Halimi se përse flet shumë shpejt.
Edona u shpreh se kur ka qenë e vogël e ka çuar e ëma te hoxha pasi nuk fliste hiç.
“Kur kam qenë e vogël, nëna më ka dërguar te hoxha. Gjithka më ka dërguar se nuk kam munduar të flas hiç”, u shpreh fillimisht ajo.
Biondja tutje shtoi: “Unë kam folur kështu, kam belbëzuar shumë”.
Edona ndryshe ndau historinë e saj shumë vite më parë, duke zbuluar se ka ndërruar gjininë – nga mashkull në femër. /Telegrafi/