Site icon Telegrafi

Nëna me fëmijë në krah ra një gropë me ujë të papastër të hapur në mes të rrugës

Të pranishmit kanë reaguar shpejtë, që ta shpëtojnë një nënë me fëmijën në krah, që përfundoi e tëra në një gropë me ujë të papastër, që ishte hapur në mesin e një rruge në Hyderbad të Indisë.

Ajo nuk e kishte vërejtur gropën, në të cilën ra sapo e hodhi hapin dhe përfundoi brenda, ndërsa uji i arrinte deri në fyt, transmeton Telegrafi.

Derisa doli përjashta, ajo ia doli që ta mbante fëmijën lartë, të cilën e morën disa të pranishëm dhe ia dhanë shoqërueses së saj, ndërsa i ndihmuan të dilte nga gropa, pa pësuar ndonjë lëndim.

Gropa ishte hapur si pjesë e punimeve që po bëhen në atë rrugë, ndërsa është mbushur me ujë nga reshjet e fundit, ndërsa në afërsi nuk ka asnjë shenj që tregon për kujdes shkaku i punimeve në atë zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version