Telegrafi

Nëna e Zaniolos rikthehet për të marrë vëmendjen në rrjetet sociale

(Foto: Instagram/frac77)

Nëna e Nicolo Zaniolos, Francesca Costa, shpesh përfundon në faqet rozë duke marrë vëmendjen e fansave.

Derisa në botën e sportit jemi mësuar që të flitet vazhdimisht për bukurinë e “WAG’s” (që është akronim për gratë dhe të dashurat e sportistëve të profilit të lartë), në rastin e Francescas, është fjala për një nënë, e cila mund t’u bëjë konkurrencë edhe partnereve më të bukura të sportistëve.

Ajo është 45 vjeçare dhe tërheq interesimin e ndjekësve me postimet që i bën në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/frac77)

Derisa djali i saj ndjek një aventurë të re në Ligën Premier te Aston Villa, Francesca ka arritur në faqet rozë përmes një poze me bikini të realizuar para pasqyrës.

Lexo po ashtu Derisa të gjithë flasin për talentin e Zaniolos, faqet rozë shkruajnë për nënën e tij të bukur

Kujtojmë që babai i Nicolos është Igor Zaniolo, një ish-futbollist, i cili ka luajtur për shumë vite në Serie B dhe Serie C. /Telegrafi/