Nëna e Nicolo Zaniolos, Francesca Costa, shpesh përfundon në faqet rozë duke marrë vëmendjen e fansave.
Derisa në botën e sportit jemi mësuar që të flitet vazhdimisht për bukurinë e “WAG’s” (që është akronim për gratë dhe të dashurat e sportistëve të profilit të lartë), në rastin e Francescas, është fjala për një nënë, e cila mund t’u bëjë konkurrencë edhe partnereve më të bukura të sportistëve.
Ajo është 45 vjeçare dhe tërheq interesimin e ndjekësve me postimet që i bën në rrjetet sociale.
Derisa djali i saj ndjek një aventurë të re në Ligën Premier te Aston Villa, Francesca ka arritur në faqet rozë përmes një poze me bikini të realizuar para pasqyrës.
Kujtojmë që babai i Nicolos është Igor Zaniolo, një ish-futbollist, i cili ka luajtur për shumë vite në Serie B dhe Serie C. /Telegrafi/