Cissy Houston, këngëtarja e njohur dhe nëna e Whitney Houston, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Ky informacion është konfirmuar nga nusja e saj, Pat Houston në profilin e saj në Instagram ku ka deklaruar: “Është e trishtueshme që më duhet të njoftoj se sot ndërroi jetë e dashura jonë Cissy Houston. Lutuni për familjen tonë”.
Cissy ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Neë Jersey, teksa po trajtohej në shtëpi për sëmundjen e Alzheimerit. Familjarët e saj i dhanë mbështetjen më të madhe.
Cissy Houston lindi më 30 shtator 1933 në Neëark. Ajo u rrit në një familje muzikore dhe filloi karrierën duke kënduar në korin e kishës dhe më vonë si anëtare e grupit të ungjillit Dinkard Singers, i themeluar nga motra e saj më e madhe Lee.
Zëri dhe talenti i saj unik tërhoqi vëmendjen dhe më pas u bë një vokaliste jashtëzakonisht e kërkuar. Gjatë viteve 1960, ajo iu bashkua grupit mbështetës “Sëeet Inspirations”, i cili bashkëpunoi me legjenda si Aretha Franklin dhe Elvis Presley.
Gjatë gjithë viteve në vijim dhe zhvillimin e karrierës së saj, punoi me shumë të mëdhenj të muzikës si Dionne Warwick, Otis Redding dhe Jimi Hendrix.
Jeta e saj u shënua edhe nga ngjarje tragjike private, si vdekja e parakohshme e vajzës së saj Whitney Houston. /Telegrafi/