Një nënë e tetë fëmijëve është vrarë brutalisht në një sulm në Oakland të Kalifornisë, pasi u konfrontua me dilerët e drogës që i kishin shitur marihuanë fëmijëve të saj.
Maria Ramos, 33-vjeçe, po vizitonte të ëmën, Blanca Velasco me tetë fëmijët e saj, kur dilerët e njohur të drogës iu afruan dy prej fëmijëve të saj të cilëve u shiti marihuanë, transmeton Telegrafi.
Ramos dhe Velasco më pas vendosën ta ndjekin Toytan dhe t’ju thotë që të mos shkojnë më në shtëpinë e saj.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur të dyshuarit ia “prenë rrugën”, ku dera e shoferit ishte akoma e hapur.
Brenda veturës në momentin e të shtënave gjendeshin fëmijët – kurse një person shtie mbi Ramosin.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia në Oakland thonë se kanë gjetur Ramosin të shtrirë në tokë me të paktën një plagë të marrë nga arma e zjarrit.
Pavarësisht se tentuan ta ndihmojnë, Ramos u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.
Për fat të mirë, policia ka lokalizuar veturën e të dyshuarve – duke arrestuar dy prej tyre. /Telegrafi/