Përmes dëshmive të prindërve të vajzës 13-vjeçare, T. Qafa nga fshati Çukë i Sarandës mësohen detaje mbi aktin e rëndë të përdhunimit nga 22-vjeçari Vangjel Selimi.
Mësohet se vajza e mitur bashkëjetonte prej 1 viti me të riun dhe kjo gjë kishte ndodhur me mirëkuptimin e plotë të prindërve të vajzës.
Nëna e saj, Oltjana Garo deklaron se kishte aprovuar që i riu të jetonte me vajzën, duke marrë premtimin se nuk do ta prekte të miturën derisa ajo të arrinte një moshë madhore, raporton BW.
Por në momentin e parë që qëndruan vetëm 22-vjeçari e drogoi dhe abuzoi me të.
“Djali e pranonte, vajza jo, atëherë e revoltuar me gjithë bashkëshortin shkoj në maternitet. Vajza ia tregoi të atit, u revoltova për atë që ndodhi, ai e kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s’mbante mend asgjë”, thotë nëna.
Ndërsa i ati kërkon që drejtësia të bëjë punën e saj dhe ta dënojë të riun.
“Nëse ai i ka bërë vajzës këto gjëra për mua ligji të vazhdojë me detyrën e tij, jo 100 por 101, gabimi është i tiji, jo i vajzës së mitur”.
Por për motrën e 22-vjeçarit nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimet e prindërve të vajzës.
“Ata donin ta martonin me një tjetër dhe shpikën këtë histori”, thotë ajo.
Pasi rezultati mjekoligjor vërtetoi se 22-vjeçari ka abuzuar me 13 vjeçaren Vangjel Selimi u arrestua nga policia dhe do të përballet me vepren penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
ARRESTIMI
“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë. Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe. Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur. Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.