Në Kent të Anglisë, një nënë e ka rrëzuar të bijën me fytyrë për dysheme, pasi e ka tërhequr shumë gjatë vallëzimit dhe ajo nuk ka mundur të ndalet.
Sarah Jo Vane dhe vajza saj Maisey, kanë qenë duke treguar rutinën e tyre, kur 11-vjeçarja ka rënë, por është ngritur sërish sikur mos të ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ato i kishin ushtruar disa herë këto lëvizje, gruaja 37-vjeçare nuk është treguar e kujdesshme, në momentin që ia ka tërhequr dorën.
“Është dashur që Maisey të bënte një rrotullim, por unë gabova. Nuk e dita që e rrëzova aq keq, derisa nuk e pashë videon”, ka thënë Vane lidhur me rastin.
Sidoqoftë, edhe pse vajza është rrëzuar, vallëzimi që ka bërë me nënë e saj, ia ka siguruar vendin e dytë. /Telegrafi/