Nëna e Cristiano Ronaldos ka hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte dashur më shumë që djali i saj t’i bashkohej Manchester Unitedit në vend të Juventusit.
Superylli portugez ka bërë bujë të madhe prej se u largua nga Real Madridi, për t’iu bashkuar Zonjës së Vjetër.
Ndërkohë ka pasur thashetheme se CR7 kishte pasur planet tjera, teksa nëna e tij ka dashur ta shohë përsëri në Old Trafford.
“Është gënjeshtër se unë kam dashur që ai të kthehet te Manchester Unitedi, kjo nuk është aspak e vërtetë”.
“Jam shumë e lumtur me vendimin e tij. Është një moment lumturie për të gjithë ne. Djali im do ta bëjë Juven akoma më të madh”.
“Kjo është një aventurë e re dhe një jetë e re. Ai është kënaqur te Real Madridi, por kishte nevojë për sfida të tjera”, ka deklaruar Maria Dolores Aveiro për Record.
Ronaldo ka qenë pjesë e Unitedit para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2009. /Telegrafi/