Nëna e Rita Orës, Vera Ora, shpesh merr vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.
Ajo që një kohë ndodhet në trojet shqiptare së bashku me bashkëshortin e saj, Besnik Sahatçiun.
Të njëjtit së fundmi kanë qenë në Prizren për shkak të ngjarjes kulturore, Dokufest.
Psikiatrja e njohur me këtë rast ka shpërndarë disa fotografi atraktive të realizuara në qendër të qytetit antik.
Ajo mori pëlqime të shumta krahas postimit, duke qenë se vetëm në Instagram numëron afro 90 mijë ndjekës.
Vera fillimisht ka qenë me pushime në Ulqin, pastaj që një kohë ndodhet në Kosovë, ku ka vizituar edhe disa qytete të tjera.
Familja Ora janë shumë të lidhur me Kosovën, përkundër se prej vitesh janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/